“Më gëzon angazhimi i OSBE dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtyrë përpara fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh”, ka shkruar në profilin e tij, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, sipas të cilit, njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë.
Postimi i plotë:
Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu dhe Ambasadori i SHBA-së, Chritopher Hill, pas vizitës së tyre në Luginë të Preshevës, të premtën që e lëmë pas, kanë takuar kryeministren në ikje e kryeparlamentaren në ardhje, Ana Brnabiç.
Temë e këtij takim ishte fillimi i realizimit të Planit 7 Pikësh.
Edhe pse i aprovuar në vitin 2013, i harmonizuar me konventat ndërkombëtare e legjislacionin vendor e i sinkronizuar me faktorin ndërkombëtar, realizimi i tij ende nuk ka filluar.
Më gëzon angazhimi i OSBE dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtyrë përpara fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh.
Njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë.
Përveç që është koha për të zgjidhur këtë çështje, është edhe premtim i dhënë e obligim i marë I institucioneve vendore ndaj shqiptarëve e karshi faktorit ndërkombëtarë.
Koha të veprojmë bashkë.