Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar liderët e opozitës në Serbi se nuk kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila legalizoi termin pezhorativ “siptari” të përdorur nga zyrtarët serbë.
“Asnjë fjalë nga liderët kryesorë të opozitës në Serbi për vendimin e Gjykatës së Lartë për ‘legalizimin’ e termit ‘šiptar’. Z.Dragan Gjilas, z.Boris Tadiq, z.Zoran Lutovac, z.Boshko Obradoviq, z.Vuk Jeremiq, z.Pavle Gërboviq, z.Borko Stevanoviq, z.Çedomir Jovanoviq…a nënkupton kjo se edhe Ju pajtoheni me institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve, respektisht ndaj shqiptarëve, nga pushteti i Aleksandar Vuçiqit?”, ka shkruar Kamberi në rrjetet sociale.
BURIMI: Titulli.com