Departamenti i policisë Kufitare ka bërë me dije për një rast: “Kalim i paautorizuar i kufirit”, që është regjistruar në fshatin Dobëlldeh të Vitisë.
Dy të dyshuar, shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë ndaluar nga njësiti policor për shkak se nga territori i Maqedonisë së Veriut, në mënyrë të kundërligjshme duke ecur këmbë, kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.
KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT
Fsh. Dobëlldeh, Viti , 21.10.2021-10:45. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj shtetas të Maqedonisë së Veriut nga njësiti policor janë ndaluar për shkak se nga territori i Maqedonisë së Veriut në mënyrë të kundërligjshme duke ecur këmbë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit në procedurë të shpejtë janë dërguar në Gjykatën për kundërvajtje. /2LONLINE.com/