Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Novobërdë, gjatë pikës së kontrollit, në fshatin Bostan, kanë ndalur një kamion, të cilin e drejtonte vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës e ku pas verifikimit në bazën e të dhënave rezulton se shënimet nga libreza e qarkullimit, nuk janë të njëjta me markën (modelin), me numrin e shasisë dhe ngjyrën e kamionit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se me vendim të Prokurorit të Shtetit ngritët kallëzim penal për veprën “Falsifikim i dokumentit” dhe i referohet Prokurorisë Themelore, Departamentit përkatës.