Patrulla policore gjatë patrullimit rutinë në një rrugë dytësore ka vërejtur një veturën “Llada Niva”, jashtë përdorimit, në të cilën gjatë kontrollit është gjet një pushkë e gjatë automatike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në vendngjarje janë konfiskuar pushka automatike edhe dy karikatorë ku në njërin është gjetur një fishek, ndërsa ne një kuti janë gjetur 15 copë fishekë të kalibrit 7.62 TT.
“I dyshuari, shqiptar, shtetas i Kosovës, pronar i veturës, është sjellë në stacionin policor në Kamenicë është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është ngritët kallëzim penal për “Armëmbajtje pa leje”, Rasti dërgohet në gjykatë në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.