Analisti Fadil Kajtazi duket të jetë i revoltuar nga deklarata e ministrit Pal Lekaj, pasi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ku ndër tjerash thotë se “Nuk ka gjë më të shëmtuar, më primitive se sa te të jetosh në një shtet ku në qeveri ke një ministër si Pal Lekajt i cili deklaron se: “Ramush Haradinaj mund të gjuajë me armë çdokund në botë”. Per çdo qytetarë të këtij vendi i cili aspiron vlera të civilizimit që përkojnë me zhvillimet në këtë shekull, profili primitiv i Pal Lekajt dhe qeverisë që ai përfaqëson, e kthen këte vend dhe popull në shekujt XVII, XVIII”.
Nuk ka gjë më të shëmtuar, më primitive se sa te të jetosh në një shtet ku në qeveri ke një ministër si Pal Lekajt i cili deklaron se: “Ramush Haradinaj mund të gjuajë me armë çdokund në botë”. Për çdo qytetarë të këtij vendi i cili aspiron vlera të civilizimit që përkojnë me zhvillimet në këtë shekull, profili primitiv i Pal Lekajt dhe qeverisë që ai përfaqëson, e kthen këtë vend dhe popull në shekujt XVII, XVIII.
Ky profil që Lekaj dhe sejmenët qeveritarë me alltia dhe Hkler MP-5, i kthen shqiptarët në imazhin e përhapur në botë nga diplomacia serbe, për shqiptarët si “njerëz me bisht”. Dhe vërtetë Pali dhe kategoria që ai përfaqëson për nga mentaliteti i përkasin kohërave arkaike të përafërta me ata me bisht, por që po e kamuflojnë me kravatë.
Është çuditshme se si nuk ka reagime për sjellje arkaike të qeveritarëve të vendit nga institucione si Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që së paku në letër përfaqëson nivel të shkencës, artit dhe kulturës që përkon me vlerat e civilizimit që përfaqëson bota moderne e këtij shekulli.
Këto sjellje dhe deklarime primitive të qeveritarëve lëkundin themelet e brishta të shtetësisë kosovare dhe aspiratat e këtij populli të shumë vuajtur. Natyrisht se këta qeveritarë primitiv përfaqësojnë edhe akademikët dhe, kjo për akademikët normal është fyerje e inteligjencës.
Akademia e “shkencës” në kushte normale duhet të reagonte, por nga që edhe ajo tani udhëhiqet nga një primitiv i njëjtë si Pal Lekaj, i cili para disa ditëve deklaroi se “Amerika po përzihet shumë në punët e Kosovës”, është tregues se institucionet e vendit përfundimisht janë në duart e primitive dhe përfundimisht është trishtuese të jetosh në një vend primitiv.