DYLON

Ed Sheeran: Perfekt (Perfect)

Ed Sheeran: Perfekt (Perfect)
Avatar photo Redaksia

Perfekt (Ed Sheeran: Perfect)

E gjeta ni dashni për mu
O shpyrt, veç gjuju meniherë e njekma hapin
Epo, e gjeta ni çikë, t’bukur e t’âmël
O, s’e kâm ditë kurr’ që ishe ajo që m’pritke
‘Se ishim veç fmi’ kur ramë n’dashni
Pa e ditë se çka u kânë
S’hjeki dorë pi teje k’saj radhe
Po shpyrt, veç puthëm kadal’, zemra jote âsht krejt çka kâm
E n’sytë e tu, ma ki t’temën

[Refreni]

EkoHigjiena

Zemër, po vall’zoj n’terr tu t’majtë n’ërmjet krah’ve
Dathë n’bari, tu i ngu kang’t tona ma t’dashuna
Kur the që dokësh hallakamë, pëshp’rita nër frymë
‘Po e nive, shpyrt, po dokësh perfekt sonte

[Strofa 2]

Epo e gjeta ni femën, ma t’fuqishme se kushdo që e njof
Ajo i ka ândrrat si un’, shpresoj që ni dit’ kemi me kânë n’ni shpi
E gjeta ni dashni, me m’majtë ma shumë se veç sekretet
Me majtë dashni, me majtë f’mi t’mitë
Jemi hala kalamaj, po jemi kaq shumë n’dashni
Tu u shty me krejt rrethanat
E di se kemi me kânë mirë kët’ herë
Shpyrt, veç ama dorën
Ji femna jem’, do t’jâm mashk’lli yt
E shof t’ardhmen tem’ n’syt’ e tu

video: Ed Sheeran: Perfect

[Refreni 2]

Zemër, po vall’zoj n’terr tu t’majtë n’ërmjet krah’ve
Dathë n’bari, tu i ngu kang’t tona ma t’dashuna
Kur t’pashë n’atë fustan, tu u dokë kaq bukur
Nuk e meritoj k’tâ, shpyrt, po dokësh perfekt sonte

[Instrumental]

[Refreni 3]

Zemër, po vall’zoj n’terr tu t’majtë n’ërmjet krah’ve
Dathë n’bari, tu i ngu kang’t tona ma t’dashuna
Kâm besim n’atâ çka po shof
Tash e di që e kâm taku ni engjëll n’njeri
Dhe ajo dokët perfekt
Nuk e meritoj k’tâ
Po dokësh perfekt sonte

/Nga: Ridvan Bunjaku/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.