DYLON

SHHK “Sali Çekaj”, tetë vjet përkushtim për të harruarit nga shteti!

SHHK “Sali Çekaj”, tetë vjet përkushtim për të harruarit nga shteti!
Avatar photo Redaksia

Të nderuar lexues, kësaj radhe kam përgatitur një reportazh të veqantë nga Diaspora shqiptare. Duke qënë i bindur se është i pamundur të bëhet prezantimi i punës tetë vjeçare brenda një shkrimi autorial, megjithatë do të ndaj të veqantat e kësaj shoqate.

Shkruan: Florim Zeqa

Fjala është për Shoqatën Humanitare dhe Kulturore”.Sali Çekaj” në Zvicër, e cila me nderë dhe krenari mbanë emrin e heroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova.

EkoHigjiena

Për të mos thënë e vetmja, SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër është ndër shoqatat e pakëta në Diasporë që aktivitetin e tyre e bazojnë kryesisht në aspektet humanitare, gjegjësisht të dhënjes së ndihmave për bashkatdhetarët me nevoja të veqanta; të pastrehëve në ndërtimin e shtëpive, të sëmurve për shërim, karroca për invalidët e luftës dhe atyre me invaliditet social e deri tek dhënja e bursave për studentet e shkëlqyeshëm me kushte të vështira materiale. Janë këto raste në Kosovë, të harruar krejtësisht nga pushtetarët e paspavarësisë.

Mbështetjen që Shoqata “Sali Çekaj” u bënë qytetarëve për nevoja të ndryshme, sidomos studentëve dhe punonjësve shkencorë që i janë përkushtuar atdheut dhe rritjes së aftësive te tyre profesionale.

Me punën ekipore, angazhimin e sinqertë dhe transparencën në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave SHHK “Sali Çekaj”, ua ka zbardhur fytyrën të gjithë mërgimtarëve në Zvicër.

Të ndihmosh vllëzërit e një gjaku dhe një ashti është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qënje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.
Transparenca dhe llogaridhënja e drejtuesve të shoqatës para antarësisë së gjërë, paraqet çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë të gjatë veprimi. Vlenë për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe bashkrendimi të veprimeve të kryesisë me antarësinë shoqatës, drejtuar nga ushtari besnik i Ibrahim Rugovës, zoti Saim Tahiraj.

Nga biseda me arkatarin e shoqatës zotin Lush Mulaj, mësova për të gjitha aspektet financiare në mënyrë të detajuar nga themelimi e deri më sot. Në pamundësi për t’i prezantuar të gjitha veq e veq, për lexuesit do shkëpus vetëm totalin e shumave të grumbullura dhe shpërndara nga viti 2010 e deri në fund të vitit 2017, me sa vijon:


-për vitin 2010 u ndanë 38.215,00 Fr.,
-për vitin 2011 u ndanë 44.000,00 Fr.,
-për vitin 2012 u ndanë 30.073,70 Fr.,
-për vitin 2013 u ndanë 108.742,10 Fr.,
-për vitin 2014 u ndanë 32.659,29 Fr.,
-për vitin 2015 u ndanë 49.763,1 Fr.,
-për vitin 2016 u ndanë 140.479 Fr.,
-për vitin 2017 u ndanë 220.196, 45 Fr.

Totali i përgjithshëm e këtyre shumave për tetë vjetët e kaluara arrinë shumën prej 664.129,05 Fr. zvicerane.
Janë shifrat e larta të mjeteve financiare që tregojnë shpirtin human të bashkatdhetarëve të tubuar rreth shoqatës “Sali Çekaj” në Zvicër

Edhe vitin 2018 SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër e fillojë me të njëjtin ritëm siq e përfundoj vitin paraprak. Në fillim të muajit shkurt u ndanë 6 mijë Fr. për nevoja të ndryshme për bashkatdhetarët në Kosovë.

Ndihmë për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Gëzim Palulli nga fshati Strellc, komuna e Deçanit, ndihmë për terapi mjeksore, për shoqen e luftëtarit të Koshares Besim Musa, luftëtarë i Brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Një bursë e veqantë nga SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër, për të paguar semestrin e katërt të doktoratures së studentes Albulena Bilalli në Universitetin e Zagrebit.Krenari për kombin tonë kur një moter e jona doktoron në këtë universitet të njohur, thekson me entuziazem kryetari Saim Tahiraj.

Edhe dy bursa, njëra për studenten Albana (Prend) Ukaj nga fshati Kosh, komuna e Istogut, studente e vitit të dytë në Kolegjin “Dardania” në Prishtinë, ndërsa tjetra për studenten e Fakultetit Ekonomik Gjenerita (Mehmet) Osmanaj nga fshati Isniq, komuna e Deçanit.

Krahas aktiviteteve të sipërpermendura humanitare, SHHK “Sali Çekaj” ka bërë sponsorizimin e disa librave të autorëve shqiptar si dhe promovimin e tyre.

SHHK “Sali Çekaj” ka sponsorizuar filmat dokumentar kushtuar: Kol. Ahmet Krasniqi, heroit të Kosovës Rrustem Bruqi dhe dokumentarin për Pajtimin e Gjaqeve”.

Për çdo vjet organizon Akademinë Përkujtimore për dëshmorin e lirisë Sali Çekaj, emrin e të cilit me krenari e mbanë kjo shoqatë. Po ashtu në mënyrë tradicionale (nga themelimi) organizon edhe Darkën e Lamës, këtë traditë të lashtë Iliro-Dardane, të ripërtërirë në vitin 2002 nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Në traditën e kësaj shoqate janë edhe homazhet e përvjetshme që bënë kryesia dhe veprimtarët e saj pranë varrezave të dëshmorëve gjithandej Kosovës gjatë përiudhes së pushimeve verore në vendlindje.

Krejt në fund e kam një përgëzim personal për kryesinë e shoqates “Sali Çekaj” në Zvicër, kryetarin Saim Tahiraj, për punën e çmuar, vlerëmadhe dhe humanitare në shërbim të bashkombasve në Kosovë dhe gjitha trevat etnike. Mirënjohje e veqantë shkon për të gjithë anëtarësinë e gjërë të shoqatës-donatorë të rregullt, që ndajnë rregullisht mjete materiale nga kursimet individuale dhe familjare për të ndihmuar vllëzërit e tyre në forma të ndryshme pa dallime rajonale, partiake apo fetare. Investimi në rininë tonë sot, është garancë e fuqishme për një të ardhme të ndritshme të shtetit tonë nesër.

Zoti ju bekoftë vllëzër e motra me zemër e shpirtë human!