Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, me ftesë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë pati kënaqësinë të ftojë në organizimin e aktivitetit “Kafja e Mëngjesit”, bizneset e Komunës së Gjilanit.
“Së bashku me bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në Komunën e Gjilanit, diskutuan për sfidat me të cilat po ballafaqoheni gjatë ushtrimit të veprimtarisë, e gjithashtu edhe alternativat për tejkalimin dhe krijimin e një klime më përkrahëse për zhvillimin e komunitetit të bizneseve dhe ekonomisë vendore në përgjithësi”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, kjo mund të shfrytëzohet edhe si një mundësi shumë e mirë për rrjetizim ndërmjet bizneseve. /2LONLINE/