DYLON

Pensionohen dy zyrtarë komunal dhe dy mësimdhënës

Pensionohen dy zyrtarë komunal dhe dy mësimdhënës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, Arta Ajetin dhe drejtoreshën për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava, kanë pritur sot në takim zyrtarët komunal Elmaz Zeqirin dhe Beshir Pirën po ashtu edhe profesorin e artit Musa Sadiku e mësimdhënësin Sylejman Azemi, të cilët sapo janë pensionuar.

Ai me këtë rast i ka falënderuar secilin veç e veç për kontributin e dhënë në institucionet komunale dhe arsimore dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Kryetari Haliti vlerësoi lartë kontributin e tyre të dhënë ndër vite, duke i cilësuar si shembull për sjellje të mira me palë e nxënës dhe përkushtimin në punë, në të mirë të vendit dhe qytetarëve dhe shoqërisë, me ç’rast i nderoi me nga një mirënjohje.

EkoHigjiena

Përndryshe Elmaz Zeqiri ka punuar si Përgjegjës i Zyrës së Auditimit të Brendshëm, Beshir Pira si Udhëheqës i Sektorit për Shërbime të Përbashkëta, Musa Sadiku si profesor i artit në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ndërsa Sylejman Azemi si mësimdhënës në shkollën “Dëshmorët e Lubishtës” në fshatin Lubishtë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.