DYLON

Flasin për bashkëpunim në realizimin e projekteve që lidhen me ruajtjen e ujit dhe mjedisit ku jetojmë

Flasin për bashkëpunim në realizimin e projekteve që lidhen me ruajtjen e ujit dhe mjedisit ku jetojmë
Avatar photo Redaksia

Menaxheri i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë, Granit Sylejmani, së bashku me Zëdhënësen e Kompanisë, Rina Ahmeti Kasumi, kanë pritur në takim drejtoreshën e organizatës Qendra Rinore, znj. Luljeta Ismajli, dhe koordinatoren e projektit, znj. Muhabere Kadriu.

Qellimi i këtij takimi ishte të përqendrohej në bashkëpunimin për realizimin e projekteve që lidhen me ruajtjen e ujit dhe mjedisit ku jetojmë.

EkoHigjiena

“Gjatë takimit u zhvillua një bisedë shumë të frytshme dhe u arrit marrëveshja nga dy palët për të realizuar disa aktivitete të përbashkëta. Këto aktivitete kanë për qëllim të nxisin vetëdijesinë e të rinjve dhe qytetarëve për ruajtjen e ujit dhe ambientit ku jetojmë”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, zyrtarët e KRU Hidromorava falënderuan drejtoreshën e Qendrës Rinore dhe koordinatoren e projektit për vullnetin dhe gatishmërinë që kanë shfaqur për të bashkëpunuar me KRU Hidromoravën.

Ata shprehen se bashkë mund të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve të ujit, pasi qe ruajtja e ujit është sfida e të gjithëve, dhe përpjekjet tona të përbashkëta për ta mbrojtur dhe ruajtur këtë burim jetik janë jetike për të siguruar jetën dhe mirëqenien e brezave të ardhshëm, thuhet në njoftimi ne KRU “Hidromorava”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.