Kreu i AAK-së në Gjilan, njëherësh kandidat për deputet, Rexhep Kadriu ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e djeshme, duke uruar po ashtu që shpejtë të formohen institucionet e Republikës së Kosovës në mënyrë që të vazhdohet me agjendën evropiane, ruajtjen e tërësisë territoriale, paprekshmërinë e shtetësisë së Kosovës, dhe zhvillimin ekonomik.
ja postimi i tij:
Faleminderit Gjilan e Anamoravë,
Faleminderit Përlepnicë,
Dje, u pa qartë se sa i rëndësishëm ishte kthimi i vendimmarrjes tek sovrani. Sinqerisht, dua ti falënderojë strukturat e AAK-së në Gjilan, aktivistët dhe të gjithë ata që ishin direkt të angazhuar që koncepti shtet 100% të prezantohet në çdo lokalitet e tek çdo qytetarë.
Institucionet e Republikës së Kosovës, qytetarët dhe partitë politike, dje dëshmuan se ky vend është në rrugë të drejtë, se ky shtet po ec para me hapa të sigurt drejt respektimit të vullnetit qytetarë dhe mendimit ndryshe. Ishte një fushatë e qetë, korrekte, për tu kurorëzuar me një proces po ashtu mirë të organizuar, pa ndonjë incident që e prishë imazhin e këtij procesi.
Për dy vite qeverisje, kemi punuar përnjëmend për mirëqenien e qytetarit, në çdo pikëpamje. Investimet që janë bërë për dy vite, nuk ishin bërë për dy dekada. Haradinaj ka krijua një standard të ri qeverisës, dhe pasardhësi i tij, nuk do të mund të dal jashtë kësaj rruge.
Gjilani e Anamorava, nga një regjion i harruar nga niveli qendror, e kemi rikthy në një regjion modern. Meritorë për këtë janë vet qytetarët me durimin e kulturën e tyre, dhe kryeministri Haradinaj që vazhdimisht i ka përkrah projektet për Anamoravën.
Sovrani dje e dha mendimin e tij përmes votës. Jashtëzakonisht i gëzohemi rritës së numrit të qytetarëve që kanë dalë ne zgjedhje, dhe kjo dëshmon se jemi në rrugë të mirë.
E uroj Lëvizjen Vetëvendosje! për fitoren e djeshme, dhe uroj që shpejtë të formohen institucionet e Republikës së Kosovës në mënyrë që të vazhdohet me agjendën evropiane, ruajtjen e tërësisë territoriale, paprekshmërinë e shtetësisë së Kosovës, dhe zhvillimin ekonomik.
I juaji,
Rexha