Karaqeva e Kamenicës, ishte nikoqire e radhës e kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu. Kadriu, i cili është edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, u shoqërua nga kandidati tjetër për deputet Ahmet Isufi si dhe anëtarë të tjerë të strukturës.
Ata morën përkrahje të fuqishme nga banorët e atjehit, të cilët u shprehën se me krenari përkrahin tre kandidatet për deputetë Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra dhe mbi të gjitha ndjehen të lumtur që më në fund po vie koha e Ramush Haradinaj.
Karaqeva beson se me Ramush Haradinaj kryeministër, do të zbehet frika e humbjes së territorit të Kosovës gjatë shënimit edhe të kufirit me Malin e Zi, por edhe të atij me Serbinë, meqë ky fshat i takon brezit kufitar me Serbinë.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017
https://www.facebook.com/RexhepKadriu.rks/videos/1088256024639181/