(2LONLINE) – Drejtues të Shoqatës Handikos, kanë pritur në një takim Sejdulla Kadriun, kryetarin e Lëvizjes vatra, njëherësh këshilltar në asamblenë komunale të Gjilanit, e të cilin e kanë njoftuar me gjendjen aktuale të kësaj Shoqate, nevojat dhe sfidat e saj.
Remzi Kqiku, menaxher në Handikos ka bërë të ditur se Kadriut iu është dhënë edhe një kopje e projekt kërkesës për qëndrueshmërinë e Handikosit, e cila ditë më parë iu kishte adresuar edhe kryetarit të komunës Lutfi Haziri, kur përfaqësuesit e kësaj Shoqate e kishin vizituar atë.
Kqiku tha se mbesin me shpresë se kreu i komunës do ta shqyrtojë kërkesën e tyre ndërsa pret që edhe Kadriu të angazhohet si këshilltar komunal që është por edhe si një lider i një subjekti politik, për të ndihmuar këtë Shoqatë.
Përndryshe, nga ana e tij Sejdulla Kadmiu ka shprehur gatishmërinë që për përkrahje te iniciativave dhe projekteve të Handikosit ,njëherësh sugjeroi qe kjo Shoqatë të ndjekë edhe grantet e donatorëve ndërkombëtar dhe te Bashkimit Evropian, për të aplikuar me projektet e saja. /2lonline/