Kryetari i Lëvizjes Qytetare ‘Vatra”, Kushtrim Kadriu ka thënë se duhet të largohen “pengesat” në sheshin e qytetit që të ketë hapësirë më shumë për qytetarë dhe kafeteritë.
“Kur është bërë projekti i sheshit të ri në Gjilan me siguri se hartuesit e tij nuk janë konsultuar fare me ndonjë njohës të biznesit të kafiterive se si do të duhej të ishte një shesh funksional. Janë bërë disa “dekorime” të shëmtuara, të cilat pengojnë qarkullimin e qytetarëve dhe gjithashtu pengojnë kafiteritë në zhvillimin e biznesit të tyre”, thotë Kadriu, transmeton portali 2LONLINE.com.
Ai shtron pyetjen se për çfarë po shërbejnë ato hapësira të mëdha katrore të mbushura me dhe? !
Madje, Kadriu i quan ato shëmtira që duhet të hiqen dhe se të lirohet ajo hapësirë për kafiteritë që të zgjerohen dhe sadopak t’i rrisin fitimet e tyre, pasiqë, siç thotë ai, dihet botërisht se këto kafiteri kanë punë vetëm në kohë vere, ndërsa tri stinët e tjera mezi që mbijetojnë.
“Kërkoj që urgjentisht të hiqen këto pengesa me qëllim që qytetarët të qarkullojnë lirisht dhe bizneset ta zhvillojnë të papenguar veprimtarinë e tyre”, thotë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “vatra” me seli në Gjilan. /2LONLINE.com/