/2L ONLINE/ – Kreu i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu, ka thënë se vizita e kryeminstrit shqiptar Edi Ramës në Beograd tregoi se Shqipëria është një vend lider në politikat e Ballkanit, ku ka edhe përkrahjen e e veçantë gjermane e amerikane, si një vend stabil tani edhe me ekonomi e siguri.
Kadriu në një prononcim për Portalin 2LONLINE, theksoi se kryeminstri shqiptar Edi Rama ne Beograd bëri disa hapa pozitiv ku i tha gjërat troç politikës serbe duke ua bërë me dije se nuk duhet të shohin ëndrra me syhapur se Kosova është e tyre, e as Trepça.
Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik duhet të ndodh[ pasi jemi vende fqinje dhe deshëm apo jo, nuk mund ta ndërrojmë këtë fakt. Kadriu po ashtu vlerëson që në takimin Rama -Vuçiq ishin prezent edhe liderët e Luginës, që dëshmon se temë diskutim ishte edhe çështja e shqiptarëve në Serbi.
Por, Kadriu shpreh një dert dhe thotë se nuk beson që do të ketë ndonjë respektim të marrëveshjeve pos atyre ekonomike në mes Serbisë e Shqipërisë, pasi që dihet se Serbia nuk respekton kurrë asnjë marrëveshje nëse nuk ka ndonjë interes të saj.
Por, e rëndësishme për kryetarin e Lëvizjes Vatra, është fakti që Shqipëria t’ia rikujtoi Serbisë në çdo hap që e bënë me të, se Kosova është shtet i pavarur dhe shqiptarët në Serbi duhet të trajtohen në mënyrën më të mirë duke i realizuar të gjitha të drejtat e tyre, e jo t’ua mohojë ato si deri më tani. /2L ONLINE/