DYLON

Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim”, synon realizimin e objektivave kombëtare në Mal të Zi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në zgjedhjet parlamentare të së dieles së 16 tetorit 2016 në Mal të Zi, shqiptarët i gjenë më të bashkuar se asnjëherë më parë. Katër subjektet politike shqiptare të bashkuar në koalicionin e madh shqiptar me moton “Me një qëllim”, do të sfidojnë partitë malazeze dhe ato serbe, me qëllimin e vetëm, për sigurimin e sa më shumë vendeve në Parlamentin e Malit të Zi, për t’u bërë zë i fuqishëm i shqiptarëve në këtë shtet.

Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Malit të Zi, ka qenë objektiv i përhershëm i subjekteve shqiptare,…por asnjëherë nuk kanë qenë më afër arritjes së qëllimit se që janë tani në prag të zgjedhjeve parlamentare, ku katër partitë e mëdha shqiptare janë bërë bashk në koalicionin e madhë “Me një qëllim” 

EkoHigjiena

Pjesë e këtij koalicioni janë janë këto katër subjekte; Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Iniciativa Qytetare dhe Levizja qytetare “Përspektiva”.

Siq dihet bartës i listës së koalicionit të madh shqiptar dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Malit te Zi është Gëzim Hajdinaga, ish Ministër për pakica në kuvendin malazez dhe ish kryetar i komunës së Ulqinit, i dyti i renditur në listë është zoti Fatmir Gjeka, ish deputet në kuvendin malazias dhe ish kryetar i komunës së Ulqinit, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, gjersa në pozicionin e tretë do të jetë Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare.

Siq e kam cekur edhe më sipër, qellimi i këtij koalicioni të madh shqiptar është mbrojtja dhe avansimi i të drejtave shqiptarëve në Mal të Zi, siq janë; zyrtarizmi i gjuhës shqipe në të gjitha territoret e banuara me shqiptar, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, hapja e një Universiteti në gjuhën shqipe,…si dhe realizimin e shumë objektivave tjera, që për synim kanë krijimin e kushteve për jetë të barabart me të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë diskriminit politik që u është bërë shqiptarëve nga qeveritë paraprake.

Avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, do të thotë faktorizimi i plotë i shqiptarëve në këtë shtet, duke e marrë statusin e kombit shtetformues në Mal të Zi dhe dhënjën fund trajtimit diskriminues të deritanishëm si “pakicë kombëtare”.

Një fjalë e urtë popullore thotë; “Bjeshka është e atij që i kullosin delet”, janë afërsisht dhjetë komuna dhe qindëra fshatra në Mal të zi të banuara me shumicë shqiptare, të harruara e të anashkaluara nga pushtetarët në Tiranë dhe Prishtinë!

Andaj ka ardhur momenti i duhur, që shqiptarët e bashkuar të zgjojnë ndërgjegjën e fjetur të dy qeverive shqiptare dhe përfundimisht të marrin statusin e merituar, të kombit shtetformues të Malit të Zi.
Shqiptarët e bashkuar në Mal të Zi, munden dhe do t’ia arrijnë qëllimit.

Zoti e bekoftë ditën e 16 tetorit 2016-të!
Zoti i bekoftë shqiptërët në Mal të Zi.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.