Zëvendësministri Rexhep Kadriu, ka shkruar në profilin e tij se investimet nga qeveria Haradinaj në Anamoravë, sidomos në Gjilan, janë investime që qytetarët i kanë pritë gati 20 vjet, ndërsa për skeptikët pati një porosi se nuk është e habitshme që habiten, sepse nuk ishim mësuar të investohet në Gjilan.
ja postimi i tij i plotë:
Nuk është e habitshme që habiten, nuk ishim mësuar të investohet në Gjilan
Investimet nga qeveria Haradinaj në Anamoravë, sidomos në Gjilan, janë investime që qytetarët i kanë pritë gati 20 vjet. Të gjitha projektet që janë realizuar, e tjera që është duke u punuar ne to, kanë emër, dihet kush i punon, kush i financon, si dhe kosto e tyre.
Autostrada po bëhet, kam besim të plotë se para afateve të parapara në kontratë. E di, sikurse ju, edhe unë nuk e kisha besuar se vjen një ditë që edhe Anamorava përfiton nga pushteti qendror, por e kuptuam se paska mundësi të ndodh kjo, andaj gjithë zërat skeptik, i kuptojë sepse realisht duket e pa besueshme kjo që ka ndodh dy vitet e fundit.
Rëndësi ka që Gjilani të zhvillohet, krejt të tjerat janë muhabete të dorës së dytë.
R. K