• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Projekt milionësh për UKZ-në
Gjilan Info+

Projekt milionësh për UKZ-në

by Redaksia 2LONLINE 6 Gusht, 2019 2 min read
 Projekt milionësh për UKZ-në

Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ne Gjilan, ka marrur njoftimin zyrtar nga EACEA (Agjensia Ekzekutive e Komisionit Evropian), se ka fituar projektin milionësh në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects, me titull: QUADIC – Quality development of international cooperation and project management.

Projekti QUADIC ka të bëjë me ndërkombtarizimin e universiteteve si dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare, aplikuar si koordinator nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në thirrjen e fundit të programit Erasmus +, duke u pranuar si i suksesshëm dhe do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.

Universiteti “Kadri Zeka” është koordinator i projektit dhe ka gjithsej 18 partnerë vendor, regjional dhe ndërkombëtarë, që dëshmon edhe një herë se kapacitetet e UKZ-së janë të jashtëzakonshme marrë parasysh numrin e personelit që ka, duke argumentuar gjithnjë e më shumë se ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i projekteve janë fushat në të cilat jo vetëm UKZ por të gjitha universitetet e Kosovës duhet të punojnë dhe të orientohen për të arritur në standardet që kanë universitetet nga Unioni Evropian dhe në këtë mënyrë duke rritur edhe cilësinë në studime.

Ky projekt do të jetë një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë, si Universiteti i Nicës, Universiteti i Lubljanës, Universiteti Teknik i Sofjes dhe Universiteti i Perugias.

UKZ-ja viteve të kaluara është fokusuar në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimit të partneriteteve në programe dhe projekte ndërkombëtare.

“UKZ si Universitet Publik, vazhdon të mbetet lider për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të projekteve në Kosovë. Universiteti “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pjesmarrjes në projekte, duke kontribuar në rritjen e cilësisë dhe zhvillimit akademik të stafit akademik, administrativë dhe studentëve, thuhet në njoftimin e UKZ-së.

Tags: aktuale EACEA erasmus Gjilan milionesh projekt UKZ Universiteti “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në Kamenicë

27 Maj, 2022

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022

Vendi i dytë dhe i tretë, sukses apo mossukses i skuadrave gjilanase të futbollit?!

27 Maj, 2022

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës

27 Maj, 2022

Parashikimi i motit

27 Maj, 2022

Sot nis fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

27 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com