Malisheva e ka ndarë mendjen të rreshtohet përkrahë atyre që kanë guxim të marrin vendime të rëndësishme për vendin.
Kështu i thanë sot banorët e këtij fshati kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, gjatë vizitës që ai bëri atje.
Kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës Rexhep Kadriu, tha se koalicioni i fitores është adresa e vetme, e cila i ka të gjitha zgjidhjet për problemet e qytetarëve.
Ata dëshmuan përkrahje të madhe për kandidatënt nga Gjilani, për të cilët thanë se janë më të mirët, më të dëshmuarit dhe më humanët.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017