Rexhep Kadriu, kreu i AAK-së së Gjilanit, ka shkruar në profilin e tij në facebook se sot, kryesia e AAK-së dega në Gjilan, unanimisht i ka dhënë përkrahje koalicionit me LDK-në dhe AKR-në, për mandatin e ardhshëm qeverisës në Gjilan.
Po ashtu në këtë takim të kryesisë së AAK-së, përkrahje morën edhe Nazim Gagica, që do të jetë drejtor i Drejtorisë së Arsimit, dhe Selami Xhemajli drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pra dy kuadro që do ta përfaqësojnë AAK-në në qeverisjen komunale.
“AAK mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj programore, të prezantuara gjatë fushatës zgjedhore. Pra, ky koalicion është për Gjilanin, për të mirën e qytetarëve dhe vazhdimësi e bashkëpunimit të sinqertë dhe serioz me LDK-në dhe kreun e komunës, Lutfi Haziri”, ka shkruar Rexhep Kadriu i AAK-së, njëherësh zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.
.