DYLON

Manifestimi “Ditët e Agimit 2018” nis sot – Programi

Manifestimi “Ditët e Agimit 2018” nis sot – Programi
Avatar photo Redaksia

Në Zhegër të Gjilanit, më 1, 2 dhe 3 Maj, mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2018”, që i kushtohet nderimit të figurës poliedrike të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana.

Manifestimi në fjalë mbahet nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit, ndërsa realizohet nga Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit 2018”.

“Ditët e Agimit 2018” nisin më 1 maj, me aktivitetet “Edhe me sport kujtojmë Agimin” ku do të kemi turnir në futboll të vogël (ora 09:00) dhe “Flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares” (ora 19:30).

EkoHigjiena

Aktivitetet vazhdojnë më 2 maj, me orën e madhe letrare “Muza e Agimit” (ora 15:00) si dhe me ngjarjen sportive në hendboll (ora 17:00).

Më 3 maj, mbahen aktivitetet për kremtimin e ditës së shkollës SHFMU “Agim Ramadani” si dhe ditëlindjes së heroit (ora 09:00), me vendosjen e kurorave të luleve te shtatorja e Agim Ramadanit në Gjilan (ora 10:00), programi i shkollës (ora 11:00) si dhe me “Krosin e Lirisë”, (nga varri i Idriz Seferit deri te kroi i Agimi), (ora 15:00) për t`u përmbyllur me tubimin qendror “I këndojmë Agimit” (ora 16:00).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.