“Sonte aktivistët e “Lëvizjes Qytetare Vatra”, në shenjë proteste, vendosën drita me bateri në rrugën “Fadil Jakupi” në lagjen “Kodra e dëshmorëve”, rrugë e cila është rregulluar nga institucionet komunale para disa viteve, e që kurrë nuk u kompletua ndriçimi publik”, ka thënë, Kushtrim Kadriu, kryetar i Vatrës.
Ai i ka bërë thirrje institucioneve komunale që sa më parë të rregullojnë ndriçimin publik në rrugët dhe lagjet që frekuentohen nga qytetarët, ngase mungesa e ndriçimit I ka bërë rrugët të rrezikshme qoftë nga qentë endacak, qoftë nga hajnat.
“Lutfiu duhet të merret me këto çështje që janë esenciale për qytetarin e tij e ti lë temat e mëdha”, ka thënë Kadriu i Vatrës.