Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor (UF) Nivel Togu “Ujku Alfa” ku objektivë e ushtrimit ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live).
Për të përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, Komandanti Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues Ushtarak nga Ambasada Amerikane të cilët u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit, njofton FSK. /2LONLINE/