Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania e Shtabit (KSH) e Regjimentit të Tretë (R3K), të Këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor’’Arrow Delta 01’’, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Qëllimi i ushtrimit kishte objektivë testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimin e kapaciteteve të liderëve kyç.
Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të planit po ngrit kapacitetet operacionale, bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere, të cilat po ndihmojnë FSK-në, me përvojat e tyre, njofton FSK. /2LONLINE/