Në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentit turk në poligonin e stërvitjes në Babaj Bokës ka përfunduar trajnim ‘’HARR 66’’ i realizuar nga instruktoret kontingjentit turk që shërbejnë në Kosovë.
Trajnimi njëjavor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së, nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore (R2K),ku në kuadër të planit të trajnimit janë realizuar edhe qitja reale për të testuar aftësitë e fituara nga trajnimi.
Në përfundim të trajnimit të pranishëm ishin shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, Komandanti i Regjimentit të dytë të KFT-së, Nënkolonel Jaser Mulla, instruktorët dhe përfaqësues nga kryesia e këshillit turk, njofton FSK. /2LONLINE/