Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i urës në Koretin.
“Edhe një kërkesë të kamotsme të banorëve të Koretinit, i kemi dhënë përgjigjje”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ky investim në këtë urë, ka arritur vlerën e 83,000 eurove dhe është një investim i plotë nga Komuna e Kamenicës.
Rahimaj tha se ura në fjalë, është ndërtuar sipas standardeve të përcaktuara dhe nevojave edhe për personat me nevoja të veçanta.
Ai gjithashtu ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e projekteve të tjera. /2LONLINE/