Rogana edhe këtë vit organizon turneun e futbollit të vogël për nder të dy dëshmorëve të kombit Emin dhe Selver Kryeziu.
“Sikur çdo herë këtë event të madh sportiv e karakterizojnë interesimi i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve dhe niveli i lartë i organizimit. Po ashtu, as ne nuk kemi mundur të jemi indiferent. Në terrenin sportiv kemi investuar mbi 100 mijë euro si dhe kemi mbështetur financiarisht organizimin e turneut”-ka thënë kryetari i Komunës së kamenicës, Kadri Rahimaj.
Ai gjithashtu duke iu dëshiruar suksese të gjitha ekipeve si dhe shikim të këndshëm të gjithë sportdashësve dhe qytetarëve, bashkë me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi kanë nisur simbolikisht ndeshjen e parë të këtij turneu të bukur. /2LONLINE/