Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë kësaj jave ka pasur rënie të numrit të infektuarve me Covid-19, ku edhe ka ndryshuar renditja e komunave sa i takon situatës epidemiologjike.
“Masat aktuale do të mbesin në fuqi për komunat sipas zonave, por do të ketë masa të reja nga java e ardhshme për gjithë vendin”, ka thënë Zemaj.
Ai ka bërë me dije renditja e re e komunave, ku në zonën e kuqe nga 16 komuna sa kanë qenë, tani janë 11, kurse në zonën e gjelbër janë 16 komuna.
Në zonën e kuqe janë: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva. Në zonën e verdhë janë: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu dhe Ranillugu, kurse në zonën e gjelbër janë: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Rahoveci, Skenderaj, Parteshi, Prizreni, Malisheva, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha.