“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëm, Infermiere-Instrumentare Shyhrete Berisha Agushi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Njoftim i plotë mortor
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëm, Infermiere-Instrumentare Shyhrete Berisha Agushi.
Infermierja Shyhrete Berisha Agushi do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.
Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha-Agushi, miqve dhe të afërmve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Infermieren-Instrumentaren Shyhrete Berisha Agushi.
U prehtë në paqe shpirti i saj!
Përndryshe, familjarët kanë bërë me dije se varrimi i saj do të bëhet sot, e shtunë më 13.07.2024, në ora 13⁰⁰ në Varrezat e Qytetit nëë Gjilan.