Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 18 Korrik 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se është ndarë nga jeta prokurori Ismet Ukshini, i cili ka qenë i prekur nga COVID 19.
I ndjeri, Ismet Ukshini ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij, me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit, kontributi i tij ishte i çmueshëm.
Prokuroria Themelore në Gjilan, familjes së të ndjerit, miqve dhe gjithë kolegëve, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do t’a kujtojë me respekt dhe nderim!