Kastrati: Për herë të parë në Kamenicë, po i sjellim shportat recikluese

Kastrati: Për herë të parë në Kamenicë, po i sjellim shportat recikluese

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka nënshkruar marrëveshje me Luciano Guido nga ‘Solar Outdoor Media Kosovo’, për dhënien në shfrytëzim të hapësirës publike për vendosjen e shportave ricikluese në 100 lokacione, në qytet dhe fshatrat e Kamenicës.

Këto shporta recikluese do të funksionojnë me anë të energjisë solare, dhe do të ketë mundësi për mbushje të telefonave, do të jenë të pajisura me wifi, hapësira për reklamë dhe ndarjen e materialeve të cilat do të dërgohen për reciklim.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se shportat recikluese po vendosen për herë të parë në Kamenicë.

“Për herë të parë në Kamenicë, po sjellim shportat recikluese. Me z.Luciano Guido nga Solar Outdoor Media Kosovo, nënshkruam marrëveshjen për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për vendosjen e shportave recikluese. Këto shporta do të vendosen në 100 lokacione në qytet dhe fshatra të komunës sonë, ndërkaq funksionimi i tyre do të bëhet me energji solare. Në të do të ketë mundësi për mbushje të telefonave, wi-fi, hapësira për reklamë dhe ndarjen e materialeve të cilat do të dërgohen për reciklim. Falënderoj bashkëqytetarin tonë nga diaspora Kujtim Robellin, për angazhimin në këtë projekt tejet me rëndësi për komunën tonë”, tha Kastrati.

Pjesmarrës të tjerë në këtë takim ishin edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Diasporë dhe Zhvillim Ekonomik, Majlinda Krasniqi, Udhëheqësi i Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave, Hysen Jerliu dhe bashkëqytetari ynë nga Diaspora, Kujtim Robelli.

KOMENTE