Filluan punimet në ndërtimin e stadiumit të dytë në Pozheran

Filluan punimet në ndërtimin e stadiumit të dytë në Pozheran

Me investim të Komunës së Vitisë,  në lagjen e “Muhaxherëve” në Pozheran, kanë filluar punimet në ndërtimin e stadiumit ndihmës të futbollit.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, Administratori Pozheranit, Ilir Zuka dhe të tjerë kanë vizituar punimet e sapo nisura në ndërtimit të këtij stadiumi i cili pritet të jetë në shërbim të Klubit Futbollistik “Vllaznia” nga Pozherani dhe të lokaliteteve për rreth.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë, po krijon hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e disiplinave sportive duke potencuar se me këtë projekt po ndërtohet stadiumi i katërt në këtë komunë.

Ai shtoi se Pozherani meriton të këtë një stadium të mirë pasi që edhe KF “Vllaznia” vazhdimisht ka treguar suksese të larta në sport, përkatësisht në futboll.

Ndërkaq kreu i kësaj komune bëri me dije se investimi në këtë stadium po bëhet me mjete vetanake të komunës së Vitisë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, falënderoi kryetarin Haliti për këtë projekt të rëndësishëm për Pozheranin dhe të gjithë sportdashësit e kësaj komune.

Ai shprehu edhe falënderimet për këshilltarët e kuvendit komunal që kanë mbështetur këtë projekt.

Ndërkaq Ilir Zuka, Administrator i këtij i lokaliteti falënderoj kryetarin Haliti për investimet e shumta që janë bërë dhe po bëhen në Pozheran, në veçanti edhe për ndërtimin e këtij stadiumi.

Përndryshe edhe përfaqësues të KF “Vllaznia” nga Pozherani ka mirëpritur ndërtimin e stadiumit ndihmës dhe të stadiumit “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran ku për këtë të fundit ata kanë vizituar edhe punimet që janë duke vazhduar në ndërtimin e stadiumit por edhe punimet në ndërtimin e një objekti në të cili do të shërbej si zhveshtore dhe zyre për Klubin Futbollistik “Vllaznisë” Pozheran.

KOMENTE