Në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe i cili, përveç Covid-19, kishte edhe probleme kardiake.
Sot me 15/04/2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 53 pacientë me Covid-19, ndërsa janë shëruar 3 pacientë.
Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste si dhe 5 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.
Nga 53 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 39 raste janë në gjendje stabile;
• 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike tre pacientë prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
Mediat e interesuara lidhur me gjendjen e pacientëve të hospitalizuar në Klinikën Infektive, do të mund të marrin informata shtesë çdo ditë në ora 12:30 para Klinikës Infektive nga mjekët e autorizuar.
/RAPORTI NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUK/