Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Muharrem Bajrami.
Lajmin e kanë bërë të ditur faniljarë të të ndjerit. Muharrem Bajrami deri në pensionimin e tij kishte punuar mësimdhënës i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ai kishte qenë edhe aktivist politik, udhëheqës sindikal dhe i pensionistëve.
Ja njoftimi i plotë i familjes:
Njoftim mortor!
Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se me datën 17.08.2024, ka ndërruar jetë më i shtrenjti jonë, Muharrem Bajrami.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me datën 17.08.2024 në orën 16:30, në varrezat e fshatit Pogragjë.
Ngushëllon Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit
E nderuara familja Bajrami
Me pikëllim morëm lajmin për ikjen në amshim të më të dashurit tuaj, punëtorit arsimor, humanistit e aktivistit të nderuar të qyteitit tonë Muharrem Bajrami.
Z. Bajramin do ta kujtojmë gjithmonë si shembull të një aktivisti të palodhur në shoqatën e pensionstëve të Gjilanit.
Ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj.
Me nderime
Kushtrim Kadriu