Ka ndërruar jetë, mësuesi në pension, Dërgut Kosumi nga fshati Livoç i Poshtëm, komuna e Gjilanit.
Njoftimi është dhënë përmes faqes në facebook ‘Livoçi i Poshtëm, vendlindja ime’.
“””
Te nderuar vendas me pikëllim te thellë ju njoftojme se ka nderruar jete vendasi ynë
Dërgut Kosumi.
Per kohen e varrimit ju njoftojme ndërkohë.
Ngushellime familjes Kosumi
Ndajme dhimbjen me ju.
Pusho i qetë mësues i nderuar dhe faleminderit per te gjitha qe bëre për ne,
Do ti mungosh vendlindjes.
Ngushllime ka shprehur edhe AAK-ja e Gjilanit.
***
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit në pension, ish-kryetarit të nëndegës së AAK-së në Livoç të Poshtëm, Dërgut Kosumi.
AAK dega në Gjilan i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kosumi, ish-kolegëve të profesionit dhe të gjithë bashkëvendasve në Livoç të Poshtëm.
U prehsh në paqe, mësuesi Dërgut!