Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, afaristi i mirënjohur gjilanas, Mustafë Shala.
Ai ishte pronar i hotelit Kristal në qendër të Gjilanit dhe i ujit Dea, i njohur jo vetëm në tregun vendor por edhe në atë të jashtëm.
Shala përveq që ishte një ndërmarrës i suksesshëm shquhej edhe për atdhedashuri dhe humanizëm.
Përndryshe, PDK-ja e Gjilanit ka adresuar telegram ngushëllimi familjes Shala.
***
Telegram ngushëllimi
Të pikëlluar nga vdekja e z. Mustafë Shala, biznesmenit e humanistit të njohur, PDK në Gjilan, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve e gjithë komunitetit biznesor.
Mustafën do ta kujtojmë përherë për virtytet e tij të larta njerëzore e kombëtare!
U prehsh në paqe Mustafë!