Cristiano Ronaldo me dy gola nga penallti dhe Matthijs de Ligt me një sosh, e ndihmuan Juventusin ta mposhtin Fiorentinën në “Allianz Stadium” dhe ta rikthejnë epërsinë prej gjashtë pikëve ndaj Interit në krye të Serie A.
Me gjithë dominimin, kampioni italian vuajti ta gjejë golin e epërsisë dhe iu desh të presë deri në fund të pjesës së parë, për ta fituar një penallti, nga e cila Ronaldo shënoi, duke e shenuar edhe nje tjeter me vone.
Matthijs de Ligt e vulosi fitoren e Juves në minutën e 91-të, kur shënoi për 3:0.
Kjo ishte humbja e parë e Fiorentinës pas katër ndeshjeve. Viola mbetet në pozitën e 14-të me 25 pikë.