Riza Lushta është njëri nga futbollistët më të mirë që ka njohur futbolli shqiptar. I lindur në Mitrovicë në vitin 1916, Lushta ka qenë futbollist i skuadrave të mëdha nga Serie A, njëra ndër to edhe Juventusi.
Juventus e ka kujtuar futbollistin kosovar, ku me 28.06.1942 shënoi hat-trick për të fituar kupën e dytë të Italisë.
Ai në 85 paraqitje me Zonjën e Vjetër ka shënuar 46 gola.
Lushta vdiq në moshën 81 vjeçare në vitin 1997, derisa stadiumi i Trepça ’89 mban emrin e tij.