DYLON

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë

EkoHigjiena

Mallrat e kontrabanduar përfshijnë:

Farmerka

Kampiona {këpurdhë}

Djath

Ajkë dhe

Mallra nga tekstili

Personi i dyshuar, që rezulton të jet recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.