“Heronjtë e kombit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, u shndërruan në pikënisje e referencë për secilin veprimtar që do e vazhdonte aktivitetin për çlirimin nga okupatori; për liri, demokraci dhe pavarësi”, shruan LDK-ja në faqen zyrtare të saj.
Postimi i plotë:
Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë u qëlluan për vdekje tre kolosët e lëvizjes për liri e demokraci, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Vrasja e tyre ishte goditje e madhe jo vetëm për lëvizjen shqiptare në mërgim, mirëpo për mbarë kombin tonë. Jeta e tyre u shua padrejtësisht e në mënyrë barbare nga agjenturat e shërbimit sekret serb.
Rruga dhe ideali i tre shokëve të pandarë, më shumë se mision për t’i shërbyer atdheut, ishte përkushtim që jetën e tyre ta falin për lirinë e popullit shqiptar.
Heronjtë e kombit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, u shndërruan në pikënisje e referencë për secilin veprimtar që do e vazhdonte aktivitetin për çlirimin nga okupatori; për liri, demokraci dhe pavarësi.
Sot, në 41 vjetorin e rënies së tyre, ne nderojmë dhe kujtojmë veprën e tyre sublime.
Të tre heronjtë janë dhe mbesin frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet vepruar e punuar për atdheun.
I përjetshëm kujtimi për Jusuf, Bardhosh e Kadri Zekës! /2LONLINE/