DYLON

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Fehim Abazi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Fehim Abazi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit të  Bashkësisë Islame në Gjilan  Naim ef. Aliu, priti në takim nënkryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Fehim Abazin.

Kryetari Aliu i dëshiroi mirëseardhje  e më pas e falënderoi  për vizitën dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje, e në veçanti në Zvicër.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Fehim Abazi, nënkryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e kryetarit të KBI në Gjilan për ruajtjen e komunikimit e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.