Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka përkujtuar Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e vrasjes së tyre, duke shkruar, ndër tjerash se: “Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”.
Para 36 vjetësh, më 17 janar 1982, humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike.
Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike.
Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne. HTH