DYLON

Haradinaj: Gërvallajt dhe Zeka na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare

Haradinaj: Gërvallajt dhe Zeka na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, permes një postimi në profilin e tij në Facebook ka përkujtuar Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e vrasjes së tyre, duke shkruar, ndër tjerash se:

“Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës”.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

EkoHigjiena

17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për t’i tubuar e për t’u prirë shqiptarëve.

17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergjin Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe.

Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës.

Lavdi heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

RH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.