Qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa do të jetë lojtar i ri i FC Drita, pasi ka nënshkruar marrëveshje me këtë klub.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Juan Camilo Mesa”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas të futbolli, FC Drita.
Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo City nga kampionati shqiptar. Lojtari është pritur nga drejtori sportiv, Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.
“Mesa ka nënshkruar marrëveshje me klubin për një vite e gjysmë dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2025”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/