Në festivalin e madh Internacional që u mbajt në Ohër të Maqedonisë, ne korrëm suksese e po ashtu fitore. Si anëtare e jurisë ishte shumë e vështirë të zgjedhësh fituesit sepse ishe një garë jashtëzakonisht e fortë ku ishin garues nga afër 30 shtete dhe secili garues ishte më i mirë se tjetri.
Nxënësit tanë ishin po ashtu shumë të guximshëm,të intonuar mirë vokalisht dhe ishin të gatshëm të jepnin maksimumin nga vetja e tyre edhe pse ishte hera e parë e disave prej tyre në gara internacionale.
Ne si qendër ju premtuam që nuk do të ju zhgënjejmë pasi që performancat e nxënësve të mi u pritën dhe u vlerësuan shumë mirë, ne morëm ftesa të ndryshme që gjuha jonë përsëri të jehojë nëpër shtete të ndryshme të botës.
Ne morëm ftesa të përfaqësojmë shtetin tonë në këto shtete si:Italia,Sllovenia, Polonia, Bullgaria, Zvicra, Lituana etj. Por lajmi më i mirë, që unë mund ta ndajë me juve sot, është se ne po ashtu po kthehemi me një çmim të madh në vendin tonë, ne fituam Vendin e tretë.
Është kënaqësi e madhe për ne kur puna dhe mundi shpërblehen në mënyrë shumë të merituar.
Dua të ju falënderojë të gjithë juve për përkrahjen, falënderojë prindërit për besimin e dhënë dhe më së shumti falënderojë nxënësit e “Mollëkuqeve” që dhanë maksimumin nga vetja e tyre dhe i zbardhën fytyrën të gjithë vendit tonë. Jam krenare me secilin nga ju.
Me respekt e dashuri,
Arta Haziri Nuhiu