Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan bashkë me pesë kandidatët për deputet, janë fascinuar me masovitetin që kanë parë në hapjen e nënshtabit në Pogragjë.
Arben Mehmeti, kryetar i Shtabit Zgjedhor të Degës, përgëzoi ata për mobilizimin e paparë, duke shtuar se më 6 tetor do ta festojnë fitoren e madhe të LDK’së.
“Pogragja sonte foli fort, si gjithmonë. Ky tubim, tregon se LDK do të dalë bindshëm partia e parë në ditën e zgjedhjeve. Ju falënderoj shumë dhe ju lus që kështu të vazhdoni me të gjitha strukturat”, theksoi Mehmeti.
Kryetari i nënshtabit të LDK’së në Pogragjë, Qamil Rexhepi, tha se punojnë natë e ditë së bashku me kryesinë dhe dy forumet, duke shprehur bindjen në fitoren e madhe të partisë, në krye me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputet nga Gjilani.
Fjalë falënderimi kanë për mobilizimin e Pogragjës kanë shprehur edhe pesë kandidatët e LDK’së për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi.