DYLON

Tri shkolla përfitojnë nga programi i efiçiencës së energjisë

Tri shkolla përfitojnë nga programi i efiçiencës së energjisë
Avatar photo Redaksia

Tri shkolla të Komunës së Gjilanit shkolla “Liria” në Pogragjë, “Dëshmorët e Kombit” në Livoq i Ulët dhe “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, janë përfituese të këtij programit, që financohet nga Banka Gjermane (KfW).

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri me stafin e drejtorisë, kanë shoqëruar një grup të ekspertëve nga kompania konsulente “GOPA” dhe “Albarchitect” e përzgjedhur për zbatimin e programit me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale të shkollave përfituese.

Tahiri ka bërë të ditur se në këtë program përfshihen masat e efiçiencës së energjisë si: sistemi i ngrohjes, izolimi i kulmeve, termoizolimi, ndriçimi efiçient, ndrrimi i dritareve etj.

EkoHigjiena

Ajo ka falënderuar KfW dhe Agjencinë e Efiçiencës së Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, pasi vlerëson se intervenimi me masa të efiçiencës së energjisë në objekte publike do të ulë koston e shpenzimeve për 50%, duke krijuar kështu mundësi për Komunën e Gjilanit që këto kursime t’i kthej në investime publike dhe projekte me ndikim në zhvillim ekonomik dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

Sektori i Efiçiencës së Energjisë në kuadë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me shkollat përfituese do të përkujdeset për realizimin e të gjitha aktiviteteve me qëllim që ky program të zbatohet me kohë dhe sipas marrëveshjes me KfW.​

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.