Jo në oborrin e shkollës!

Jo në oborrin e shkollës!

Në Komunën e Gjilanit është kërkuar nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme dy prona komunale me qëllim të hapjes së zyrës së gjendjes civile, njëra në lagjen Arbëria kurse tjetra në lagjen Dardania.

Shkruan: Arijeta Rexhepi

Nga Drejtoria e Administratës për t’u ndërtuar kjo qendër në lagjen Dardania është kërkuar të ndërtohet në oborrin e shkollës “Selami Hallaçi” me një sipërfaqe prej 200 metra katrorë, ndërsa në lagjen Arbëria në “ Parkun Arbëria”.

Unë si banore e lagjes Dardania, mësimdhënëse e kësaj shkolle si dhe anëtare e Kuvendit Komunal në Gjilan jam kundër ndërtimit të kësaj zyre në oborrin e shkollës. Për një vendim të tillë nuk është njoftuar as diskutuar me asnjë banor të lagjes.

Nuk është bërë asnjë analizë për të ardhur në një përfundim se kemi nevojë për këtë zyre, e asnjë analizë e mirëfilltë për lokacionin e saj!

Në këtë lagje afër postës së vogël kemi E-kiosken e cila mund të ofron shërbime të njëjta por Drejtori i Administratës-Komuna nuk është e interesuar ta funksionalizojë, kemi mundësin e aplikimit online për tu pajisur me 9 lloje të dokumenteve të ndryshme , por edhe nuk kemi largësi nga Qendra e zyrës civile për tu shërbyer me dokumentet e nevojshme.

Në lagjen Dardania ka edhe prona të tjera komunale gjithashtu është edhe ndërtesa e inkubatorit të biznesit me lokale të lira, pra ka mundësi tjera të shumta për prona tjera ku të ndërtohet kjo zyrë e jo të ndërtohet në oborrin e shkollës. Në shkollë frekuentojnë 1500 nxënës brenda ditës e së bashku me ta edhe prindërit, mësimdhënësit.

Në bazë të gjendjes së tanishme shkolla ka nevojë për zgjerim te parashkollorët pra objekt të ri , ka nevojë për aktivitetet sportive e aktivitete të tjera për ta shfrytëzuar oborrin e shkollës, planifikohet që mësimi të jetë tërë ditorë ku do të ketë nevojë për zgjerime të hapësirës duke patur nevojë për klasa të reja, ka nevojë për gjelbërim ku fëmijët tanë të shohim një pamje më të mirë e të qetë.

Pasojat me ndërtimin e kësaj zyre janë të shumta, do të ju cenohet lëvizja e lirë, fëmijët nuk do të kenë hapësirë të mjaftueshme për aktivitetet e parapara me mësimdhënësit e tyre, e nuk do të mund të bëhet edhe zgjerimi i këndeve të lojërave siç parashihen në planin zhvillimor të shkollës.

Në mbledhjen e KPF-së e mbajtur më 22.05.2019 kam kundërshtar që kjo pike e rendit të ditës të vij në seancën e Kuvendit me arsyet që i ceka më lart, por njerëzit të cilët nuk mendojnë për fëmijë, por për interesa të ngushta të tyre e propozuan për në kuvend.

Mbledhja e Kuvendit Komunal do të mbahet te enjten me date 30.05.2019, ku do të vendoset me anë të votave se a do të lejohet apo jo ndërtimi i kësaj zyre. Gjithashtu janë të njoftuar nga ana ime drejtoria e shkollës dhe këshilli I prindërve, ndërsa nga Drejtoria e Arsimit nuk kemi dëgjuar asgjë!

Mos t’i lëkundim fëmijët nga shtëpia e tyre e dytë, ti lëmë në hapësirën e paraparë për ta prej shumë vite me radhë, të punojmë për t’ju sjellë diçka të mirë e jo t’ju merret oborri i shkollës ku e kalojnë kohën e tyre më të mirë!

Shpresoj se banorët e kësaj lagje, këshilli i prindërve si dhe anëtarët e Kuvendit do të marrin hapat e duhur për të parandaluar këtë veprim të pa menduar mire.

“Që të jemi në kujtimet e fëmijëve tanë nesër, duhet të jeni në jetën e tyre sot!”

Autorja është anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LVV!

KOMENTE