“Shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve do t’i ndërtojë 50 shtëpi të reja në Luginë në vitin e ardhshëm”, ka thënë humanisti nga Kosova, Halil Kastrati, i cili ishte për një vizitë në Luginë.
Kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka shkruar në profilin e tij se me një pjesë të stafit të tij e ka vizituar Bujanocin dhe Preshevën dhe janë mahnitur na pritja. Aty ai ka premtuar 50 shtëpi në Luginë për vitin 2020.
Ja postimi I plotë:
Dite e paharrueshme !
Faleminderit shume Bujanoc dhe Presheve
Premtuam 50 shtepi te reja ne Lugine ne vitin 2020
Sot me nje pjese te stafit tim e vizituam Bujanocin dhe Presheven dhe jemi te mahnitur me pritjen ne te dyja vendet
Faleminderit vella Shqiprim Musliu per iniciativen dhe organizimin e kesaj vizite
Faleminderit zyres nderlidhese te Kosoves ne Beograd per mundesin e realizimit te kesaj vizite
Faleminderit Kryetar i komunes se Bujanocit z.Shaip Kamberi
Faleminderit Kryetar i komunes se Presheves z. Shqiprim Arifi
Faleminderit te gjithe stafit organizues ne dy komunat
Faleminderit stafit tim nga Gjermania Ilir Sinani Lulzim Maliqi dhe Agron Muharremi te cilet erdhen special per kete vizite
Jetimat e Ballkanit permes donatoreve do ti ndertojme 50 shtepi te reja ne Lugine ne vitin e ardhshem
Faleminderit te gjitheve dhe Zoti ju shperblefte